Entries by erjontusha

Event: Superndeshja SHQIPERI – SERBI

Sonte, derbi ballkanik  SHQIPËRI – SERBI, e vetmja ndeshje që nuk duhet ndjekur në shtëpi, Cliché ofron sërish ndjekjen e superndeshjes, në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm, duke marrë të gjitha masat ndaj kohës me reshje. Le të festojmë së bashku!.. Rezervoni , rezervoni, rezervoni… 069 566 0575

Piadinerie Cliché

Falë përvojës në kuzhinën italiane në zonën e origjinës së piadinave; Forli/Itali, shefja e piadinerisë, Briseida na ka sjellur një nga pikat e forta të Cliché-së; Piadinerinë, e cila është e vetmja në qytet.

Creperie Cliché

Punonjëset e kreperisë sonë përgatisin me kujdes çdo ditë brumin e krepave me një formulë që e mbajmë porsi As-in nën mëngë. Përgatitja e krepave bëhet në çast, përpara klientit dhe shërbehet e ngrohtë.

Restaurant Cliché

Falë eksperiencës së gjatë në restorantet më të mira të Shqipërisë të shefit tonë Mirsadit, Restaurant Cliché ofron një kuzhinë të vërtetë italiane, duke spikatur me pastat e freskëta me salca të llojllojshme, me ingredientët specialë si kërpudhat porçini, salcat e tartufit, të shafranit etj. 

Bar Cliché

Menyja e barit e Cliché-së është shumë e gjerë, ku krahas pijeve të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike, ofrohen edhe lloje të ndryshme të kafesë, si dhe kafeja turke, për të cilën shquhemi nga aspekti i përgatitjes, shijes dhe shërbimit të saj me filxhanë me veshje bakri.

Mirë se vini !

Cliché është një bar, restorant, kreperi dhe piadineri mu në zemër të qytetit të Shkodrës; në Pedonale, pranë Prefekturës dhe shërben 7 ditët e javës nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Cliché është hapur në maj të vitit 2013 dhe që në ditët e para është pozicionuar si […]