10408979_652931901496451_4759773683655999764_n

Restaurant Cliché

Falë eksperiencës së gjatë në restorantet më të mira të Shqipërisë të shefit tonë Mirsadit, Restaurant Cliché ofron një kuzhinë të vërtetë italiane, duke spikatur me pastat e freskëta me salca të llojllojshme, me ingredientët specialë si kërpudhat porçini, salcat e tartufit, të shafranit etj.  Restoranti ynë shquhet poashtu edhe për gatimin e mishit, peshkut, llojet e ndryshme të antipastave dhe spikat veçanërisht në fushën e pastiçerisë, ku shefi ynë përgatit çdo ditë Cheesecake, Soufflé, Panna Cotta, Musë me Çokollatë etj., ndaj dhe jemi krenarë për shefin duarartë dhe klientët besnikë që kemi.