922863_337863409669970_554368316_n

Mirë se vini !

Cliché është një bar, restorant, kreperi dhe piadineri mu në zemër të qytetit të Shkodrës; në Pedonale, pranë Prefekturës dhe shërben 7 ditët e javës nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.

Cliché është hapur në maj të vitit 2013 dhe që në ditët e para është pozicionuar si një nga restorantet më të mira të qytetit. Tashmë Cliché është shndërruar në një pikë referimi dhe takimi për shumë grupe shoqërore apo kolektive, biznesmenë, politikanë apo edhe për turistë të ndryshëm që vizitojnë qytetin tonë të bukur të Shkodrës.

Cliché është emri i shijeve të mrekullueshme të produkteve të përzgjedhura me kujdes për një ushqim sa më të shëndetshëm. Cliché është vendi që ofron më të mirën për të gjithë ata që kërkojnë shërbim të kulturuar, ushqim cilësor dhe qetësi në një ambient ku finesa dhe intimiteti kombinohen më së miri me delikatesën dhe elegancën e servirjes në pjatë.