IMG_8761

Bar Cliché

Menyja e barit e Cliché-së është shumë e gjerë, ku krahas pijeve të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike, ofrohen edhe lloje të ndryshme të kafesë, si dhe kafeja turke, për të cilën shquhemi nga aspekti i përgatitjes, shijes dhe shërbimit të saj me filxhanë me veshje bakri. Një tjetër veçori e Bar Cliché-së janë edhe 23 llojet e çajrave bio nga kompania prestigjioze austriake Sonnentor, çajra të cilët nuk janë me ngjyrues, por tërësisht organikë dhe me veti kuruese. Bar Cliché gjithashtu ofron edhe pijet freskuese tradicionale shkodrane, si lëng trëndafili, thanak, vishnjak etj.