Event: Superndeshja SHQIPERI – SERBI

Sonte, derbi ballkanik  SHQIPËRI – SERBI, e vetmja ndeshje që nuk duhet ndjekur në shtëpi, Cliché ofron sërish ndjekjen e superndeshjes, në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm, duke marrë të gjitha masat ndaj kohës me reshje.

Le të festojmë së bashku!..

Rezervoni , rezervoni, rezervoni… 069 566 0575

Read more

Piadinerie Cliché

Falë përvojës në kuzhinën italiane në zonën e origjinës së piadinave; Forli/Itali, shefja e piadinerisë, Briseida na ka sjellur një nga pikat e forta të Cliché-së; Piadinerinë, e cila është e vetmja në qytet. Read more

Creperie Cliché

Punonjëset e kreperisë sonë përgatisin me kujdes çdo ditë brumin e krepave me një formulë që e mbajmë porsi As-in nën mëngë. Përgatitja e krepave bëhet në çast, përpara klientit dhe shërbehet e ngrohtë. Read more

Restaurant Cliché

Falë eksperiencës së gjatë në restorantet më të mira të Shqipërisë të shefit tonë Mirsadit, Restaurant Cliché ofron një kuzhinë të vërtetë italiane, duke spikatur me pastat e freskëta me salca të llojllojshme, me ingredientët specialë si kërpudhat porçini, salcat e tartufit, të shafranit etj.  Read more

Bar Cliché

Menyja e barit e Cliché-së është shumë e gjerë, ku krahas pijeve të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike, ofrohen edhe lloje të ndryshme të kafesë, si dhe kafeja turke, për të cilën shquhemi nga aspekti i përgatitjes, shijes dhe shërbimit të saj me filxhanë me veshje bakri. Read more

Mirë se vini !

Cliché është një bar, restorant, kreperi dhe piadineri mu në zemër të qytetit të Shkodrës; në Pedonale, pranë Prefekturës dhe shërben 7 ditët e javës nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.

Cliché është hapur në maj të vitit 2013 dhe që në ditët e para është pozicionuar si një nga restorantet më të mira të qytetit. Tashmë Cliché është shndërruar në një pikë referimi dhe takimi për shumë grupe shoqërore apo kolektive, biznesmenë, politikanë apo edhe për turistë të ndryshëm që vizitojnë qytetin tonë të bukur të Shkodrës. Read more